“Në Kuvend erdhi bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt”, Bardhi pas seancës plenare: Rama një frikacak që vuri Gardën kundër deputetëve të opozitës

8 months ago 12

Bardhi: Siç e patë, sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve.  Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article