“Në Mal të Zi, Millatoviqin dhe Mandiqin, në Bosnjë Dodikun”/ Analisti “zbulon” çka po planifikohet nga Serbia në Kosovë!

9 months ago 15

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar gjendjen aktuale në Kosovë në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se shteti serb ësjtë ai cili kurrë nuk do të ndryshojë, duke shtuar BE-j duhet të jetë më energjike dh të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë.

"Serbia është po ajo, e cila edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë kanë mbetur me protagonistët e njejtë të politikës në pushtet, veq Millosheviqit, i cili vdiq në qelitë e Hagës. Vuçiqi do të vazhdon edhe pas zgjedhjeve të fundit ku pati malverzime të mëdha të keqësoj edhe më shumë marrëdhëniet me shtetet fqinje, se ky është vullneti i shumicës të serbëve të dalë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Edhe marrëdhëniet me BE do të keqësohen nëse ndjeken politikat e deritashme ndaj Serbisë. Po kalohet në heshtje rasti terrorist serbomadh në Banjskë, dhe nuk po merren masa ekonomike ndaj Serbisë, e në anën tjetër ende janë në fuqi masat ekonomike të padrejta ndaj Kosovës.

Një zhvillim i tillë nuk është pritur. Është pritur një reagim shumë më energjik i BE ndaj Serbisë. Dhe, nëse në vitin 2024 nuk veprohet të ndryshohet kursi politik ndaj nomenklaturës politike të çetnikizmit, që u bënë sërish bashkë, gjendja në rajon dhe me Kosovën do të keqësohet. E unë besoj se do të kemi zhvillime shumë më pozitive dhe reagime më të forta si nga BE, Amerika dhe NATO, që rajoni mos të përfishihet në luftë, ashtu siç po dëshiron Putin dhe Vuçiq” shpjegon ai.

Më tej, thotë se Vuçiq pret zhvillimet në Ukrainë, pastaj edhe zgjedhjet europarlamentare, duke fituar kohë, duke theksuar se edhe zgjedhjet në Amerikë i pret me shpresën për fitoren e Trumpit atje, duke aluduar se nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë.

"Sigurisht se regjimi kriminal i Beogradit do të pres zhvillimet e luftës në Ukrainë. Pastaj, Vuçiqi për të përfituar në kohë, i mban shpresat në mbajtjen zgjedhjeve europarlamentare.

Serbia e mirëpret ardhjen eventuale të Donald Trumpit në pushtet në zgjedhjet presidenciale, në Amerikë, kur dihet për qëndrimin e tij prorus. Duke i marrë për bazë të gjitha këto Vuçiqi, do të llogaritë se nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë. Bota perëndimore nuk duhet lejuar që një regjim kriminal, të ashpërson situatën politike dhe të sigurisë deri te lufta, për realizimin e projektit fashist, "të gjithë serbët në një shtet". Vuçiqi me Sheshelin dhe Nikoliqin, do të llogarisin në pushtetin e Malit të Zi në krye me Millatoviqin dhe Mandiqin. Në Bosnje e kanë Dodikun, i cili qe shumë vite është duke u angazhuar për ndarjen e Republika Serpska nga BH.

Në Kosovë planifikohet që të ndajnë së paku veriun me shumicë serbe nga jugu. Kleronacionalizmit në pushtetin e Serbisë, nuk ju intereson asgjë tjetër, vetëm zgjerimi i Serbisë siç janë mësuar historikisht me territoret e huaja, e më së shumti me territoret shqiptare”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article