Në mëngjes fluturoi nga Bregu i Fildishtë për në Spanjë, në mbrëmje e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit

9 months ago 18

Lojtarët e Barcelonës vazhduan të japin rezultate të këqija këtë sezon dhe mbrëmë (e mërkurë), pas dramës dhe kohës shtesë, u eliminuan nga Kupa e Mbretit e njohur si Copa del Rey.

Athletic Bilbao ishte më i mirë se Barcelona duke fituar me rezultat 4-2 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa heroi kryesor ishte futbollisti nga Gana, Inaki Williams.

Në 90 minutat e rregullta, rezultati ishte 2-2 pasi Bilbao kaloi në epërsi me Gorka Guruzeta, para se Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal të krijonin një kthesë për Barçën dhe Oihan Sancet të sillte golin e barazimit 2-2 në minutën e 49-të.

Inaki Williams hyri në lojë në minutën e 60-të dhe në kohën shtesë, në minutën e 107-të, shënoi një gol kyç për epërsinë e skuadrës së tij prej 3-2, ndërsa në minutën e fundit, atë të 121-të, asistoi vëllain e tij Nico Williams për 4-2.

✊🏿 “I got back for a reason!”

Get in, Iñaki!#AthleticBarça 🏆 #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/HRW6khEH4o

— Athletic Club (@Athletic_en) January 24, 2024

Interesant është fakti se Inaki, në mëngjes ka fluturuar nga Bregu i Fildishtë drejt Spanjës, ndërsa në mbrëmje ka mbërritur për të luajtur në këtë ndeshje dhe për të eliminuar Barcelonën nga Kupa e Mbretit.

Williams luajti në Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e Ganës, e cila u eliminua në mënyrë tronditëse që në fazën e grupeve edhe pse konsiderohej si një nga favoritët për të fituar trofeun. /Telegrafi/

Iñaki Williams flew back from AFCON Wednesday morning

He scored this to give Athletic Bilbao the lead over Barcelona in extra time 💥

(via @rfef)pic.twitter.com/niz0VAAKnb

— B/R Football (@brfootball) January 24, 2024

🔴⚪️ “Honestly I’d like to go drink some beers with the guys but I’m more than tired. I’m going back home!”. 🍻

Iñaki Williams, after travelling 12 hours to join Athletic squad after elimination from AFCON… and scoring crucial goal tonight. pic.twitter.com/5A09w7ty2u

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2024

😘 For the badge!

✈️ He came back to keep the party going!#AthleticBarça 🏆 #AthleticClub 🦁 pic.twitter.com/nPcGH9CgKa

— Athletic Club (@Athletic_en) January 24, 2024

Read Entire Article