Në pritje të ëmbël, Kourtney Kardashian dërgohet e tronditur me urgjencë në spital! Kryen operacion në fetus

1 year ago 53

Shtatëzënë, Kourtney Kardashian u trondit pasi u dërgua me urgjencë në spital për një operacion urgjent në fetus, por tashmë ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore me Travis Barker krah të saj.

“Kardashian ishte shumë e frikësuar pasi zbuloi se foshnja e saj kishte nevojë për një operacion”, tha një burim për People të enjten. “Ajo nuk donte të fliste për atë që po ndodhte.”

Megjithatë, themeluesja e Lemme, 44-vjeç, tha se gjithçka “po shkon mirë tani” falë Barker, që ishte atje për ti dhënë mbështetje ndërsa ajo po rikuperohet.

Kourtney është ende duke pushuar në shtëpi me Travis“- shtoi burimi i brendshëm.

Javën e kaluar, Blink-182 duhej të shtynte nisjen e turneut të tyre evropian pasi bateristi i tyre u kthye papritur në Los Anxhelos për një emergjencë familjare.

“Për shkak të një çështjeje urgjente familjare, Travis duhej të kthehej në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”, shkroi grupi në Twitter. “Shfaqjet në Glasgow, Belfast dhe Dublin po shtyhen. Më shumë informacion në lidhje me kthimin e tij në Evropë dhe datat e riplanifikuara do të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur.”

Nuk dihej menjëherë pse Barker fluturoi në shtëpi, por ai alarmoi fansat kur postoi foto nga një dhomë lutjeje teksa fluturonte nga Skocia në SHBA.

Të nesërmen, Kardashian u pa duke u larguar nga një spital në Los Angeles, ende dukshëm shtatzënë me muzikantin pranë saj, dhe një burim i tha People se ajo “ndihej më mirë” dhe “e lumtur që Travis ishte kthyer gjithashtu në shtëpi”.

Ylli i “Kardashians” theu heshtjen për urgjencën mjekësore të mërkurën, duke thënë se iu desh t’i nënshtrohej “operacionit urgjent në fetus” pasi përjetoi një ndërlikim me shtatzëninë e saj.

“Si dikush që ka pasur tre shtatzëni vërtet të lehta në të kaluarën, nuk isha e përgatitur për frikën e nxitimit për një operacion urgjent të fetusit.

Unë nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar një situatë të ngjashme mund ta kuptojë atë ndjenjë frike. Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht të ri për nënat që u është dashur të luftojnë për foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë”- tha Kourtney.

Kardashian tha se procedura ishte një sukses dhe jeta e foshnjës së saj u shpëtua.

“Dalja nga spitali me djalin tim në bark dhe të sigurt ishte bekimi i vërtetë”- u shpreh ajo. Ylli i realitetit falënderoi gjithashtu punonjësit mjekësorë dhe familjen e saj që ishin aty gjatë gjithë urgjencës.

“Do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë”, shkroi ajo. “I jam përjetësisht mirënjohës bashkëshortit tim që nxitoi pranë meje, duke u larguar nga turneu për t’mu gjendur pranë mua në spital dhe për t’u kujdesur më pas për ne. I jam mirënjohëse edhe nënës sime, faleminderit që më mbajtë dorën gjatë gjithë kësaj eksperience.”

Barker gjithashtu shprehu mirënjohje në një përditësim turne për fansat e tij.

“Zoti është i madh. Fluturova në shtëpi për një operacion urgjent kërcënues për jetën e foshnjës tonë dhe jam shumë mirënjohës që shkoi mirë”, shkroi ai në Tëitter të mërkurën. “Dua të them faleminderit për gjithë mbështetjen. Turneu rifillon të premten.”

Kardashian dhe Barker, të cilët u martuan në maj 2022, njoftuan në qershor se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku pasi dokumentuan udhëtimin e tyre të fertilitetit para kamerave Hulu. Çifti zbuloi se ishin në pritje të një djali gjatë një feste për zbulimin e gjinisë më vonë atë muaj.

Kardashian tashmë ndan djemtë Mason, 13, dhe Reign, 8, dhe vajzën Penelope, 11, me ish-partnerin Scott Disick.

Barker, nga ana e tij, ka një djal Landon, 19 vjeç dhe vajzën Alabama, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler. Ai është gjithashtu njerku i vajzës së Moakler, Atiana, 24 vjeçe, të cilën ajo e mirëpriti me ish-in Oscar De La Hoya.

Top Channel

Read Entire Article