“Në teh të shpatës ta kapërcejmë lumin”/ A do të hapet ura e Ibrit, analisti tregon si duhet të veprojë Kosova

1 month ago 16
Reklamë

Ura e Ibrit do të hapet. Të paktën kështu po thonë krerët e institucioneve të Kosovës.

Madje, ajo është edhe duke u bërë gati për hapje.

E sot, serbët atje, protestuan kundër hapjes së urës, gjë që protesta nuk ishte madhore dhe përfundoi pa incidente.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, në një prononcim prë “Bota sot”, ka thënë se deklarimet e ndërkombëtarëve kundër hapjes së urës prë rikthim në dialog, është dekurajuese, sepse do merrte kohë dhe aq më tepër efekte dhe kushtëzime në raport me temën e asociacionit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë priti përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-në. Tema e takimit ishte hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ura e Ibrit a duhet të hapet apo do të hapet? Ngase ka dallim mes “duhet " dhe "do" hapet! Duhet hapur, lë mundësi manovrime në qasje dhe kohë e pakryer! Do hapet, i bije e kryer e vendosur tashmë!

Ç‘thonë shtetet e QUINT-it

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara jemi takuar me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka thënë Hovenier.

Po ashtu edhe zëdhënësi i BE-së u shpreh: “Ne jemi të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, kemi pasur mjaft të tilla tashmë dhe pak zgjidhje e hapa drejt përshkallëzimit. Për hapjen e urës në Mitrovicë, ajo ka qenë temë e dy marrëveshjeve të dialogut të lehtësuar nga UE-në, më 2015 e 2016,...”.

Po çka do thotë deklarata e vendeve të QUINT-it: "...., qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë".

Një deklaratë e një formati të tillë nga ana e diplomatëve të shteteve perëndimore në Kosovë, i shfaqin dy problematika:

I. Qeveritë e shteteve të QUINT-it, me siguri kanë informacione të dorës së parë nga burimet e KFOR-it rreth efekteve të sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm në pjesën veriore por edhe më gjërë !

II. Dhe e dyta, që është dekurajuese faktori ndërkombëtarë tenton që hapjen e Urës së Ibrit ta rikthejë në tavolinën e bisedimeve që sigurisht do merrte kohë dhe aq më tepër efekte dhe kushtëzime në raport me temën e asociacionit. Rikthimin e temës së Urës së Ibrit, në bisedime të dialogut në Bruksel, këtë e ka shprehur edhe zëdhënsi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se; "çështja e Urës së Ibrit ka qenë pjesë e dialogut të Brukselit."

Pra, ndërkombtarėt kanë deklaruar hapur se janë kundër "ndryshimit të statusin aktual të urës së Ibrit në këtë kohë" dhe "të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, dhe hapa që përshkallëzoin situatën", shprehet ai.

Sipas tij, ndërkombëtarët mund ehde të na kushtëzojnë, gjë që nuk do të ishte mirë ta bëjnë për Kosovën.

“Ura e Ibrit duhet hapet por; si, qysh dhe kur .

Dilema është të mos na kushtëzojnë me koncesione!

A kanë arsye dhe argumente të bazura ndërkombëtarët kundër hapjes së Urës së Ibrit? Për aq sa kemi informacione dhe njohuri besoj që JO. Por a na lëverdisë një çrregullim i raporteve me shtetet e QUINT-it assesi që JO! Ta vëmë në peshore cila jo e mund jo-në tjetër!

Mençurisht në "teh të shpatës ta kapërcejmë lumin" nëse dimë e kemi maturi dhe energji diplomatike mbase forcë jo se jo (e kam fjalën në raport me miqët tanë, kujdes nga begenia në vete ngase azginin e kanë ata)”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article