Negociata në Kuvend për rezolutën për Kosovën

1 year ago 16
15:40 11/10/2023

Pritet të dalin me një dokument të përbashkët

Shumica dhe opozita me shumë gjasa do të dalin me një rezolutë të përbashkët për Kosovën. Por në mbledhjen e konferencës së kryetarëve që u zhvillua pas mesdite ky konsensus nuk u arrit dhe palët po vazhdojnë të negociojnë.

Këtë e pohon dhe Jorida Tabaku pas mbledhjes për mediat duke sqaruar se rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Kosovës do të jetë baza e tekstit që do të diskutojnë dhe miratojnë ligjvënësit shqiptarë.

“Duket sikur është duke u arritur një dakordësi që t’i rikthehemi qëndrimit që PD ka pasur për të pasur një rezolutë të njëjtë me të Kosovës”, tha ajo.

Shumica ka rrëzuar kërkesën e opozitës për një komision hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike.

“Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës për kontrollin dhe balancën e pushteteve. Po kthehet në një normë që mazhoranca tashmë kontrollon dhe vendos edhe për të drejtën e opozitës për komisionet hetimore”.

Socialistët mesa duket të përqendruar tek negociatat dhe pas mbledhjes nuk folën me gazetarët. Por mbledhja ka qenë e tensionuar sepse përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që në seancën e të enjtes të ishin prezentë dhe deputetët e përjashtuar.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article