Negociatat me Serbinë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kamberi në Parlamentin serb: SHBA po shtyn përpara realizimin e Planit 7 pikësh

7 months ago 12

SERBI-Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur se është i gëzuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shtyjnë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh, duke shtuar se njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.

Kamberi ka shkruar në Facebook duke komentuar vizitën e ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, se ky është premtim i dhënë dhe obligim i marrë nga institucionet ndaj shqiptarëve karshi faktorit ndërkombëtar. 

“Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu dhe Ambasadori i SHBA-së, Chritopher Hill, pas vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, të premten që e lëmë pas, kanë takuar kryeministren në ikje e kryeparlamentaren në ardhje, Ana Brnabiç. Temë e këtij takim ishte fillimi i realizimit të Planit 7 Pikësh. Edhe pse i aprovuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare e legjislacionin vendor e i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, realizimi i tij ende nuk ka filluar. Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh. Njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë”, ka shkruar ai.

Plani 7 Pikësh është dokument i nënshkruar nga zyrtarë të Luginës së Preshevës në 2013-s që ka për qëllim kishte nisjen e negociatave me Serbinë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve. Aty përfshihet integrimi i plotë i shqiptarëve, siguria e plotë, arsimi, kultura e të tjera.

Read Entire Article