Nëna amerikane denoncon humbjen e fëmijës së saj, akuzon ish-bashkëshortin për rrëmbim! Dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar

1 month ago 5
Reklamë

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi për të katërtin vit, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës.

Shannon Lyn tha për portalin Primorski në Malin e Zi se mëngjesin e 14 gushtit është informuar nga Ambasada Amerikane në Podgoricë se Thomas Hollenbeck në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka kërkuar që të bëhet një pasaportë për fëmijën e tyre Zynlee Ryan.

Read Entire Article