Nëna e Adrien Rabiot: Nuk ka negociata me Juventus për rinovimin e kontratës

10 months ago 21

Nëna dhe në të njëjtën kohë agjentja e Adrien Rabiot, Veronique Rabiot, i është përgjigjur raportimeve se një kontratë e re është diskutuar me Juventusin.

Ajo ka mohuar këta zëra duke thënë se djali i saj nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket të ardhmes së tij.

28-vjeçari ishte shumë afër largimit nga “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë verën e kaluar, para se të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare duke zgjatur qëndrimin e tij edhe për një sezon tjetër.

Rabiot, i cili është njëri ndër lojtarët me pagën më të lartë tek Juventusi teksa përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon, ka qenë një figurë e rëndësishme në ekipin e Allegrit, duke luajtur në çdo ndeshje këtë sezon, përveç një rasti kur ishte i suspenduar.

Në një intervistë për Calciomercato, Veronique Rabiot, i është përgjigjur lajmeve se Rabiot është pajtuar për të nënshkruar një tjetër kontratë njëvjeçare me Bianconerët.

“Përgënjeshtroj totalisht lajmet që u shfaqën në media për një rinovim të kontratës së Adrien me Juventus. Adrien nuk ka marrën ndonjë vendim sa i përket të ardhmes së tij, ai është i fokusuar ekskluzivisht vetëm në fushë, për momentin nuk kemi pasur ndonjë bisedë me klubin për të ardhmen e Adrien”, kishte thënë Veronique.

Kur u pyet muajin e kaluar për planet e tij të së ardhmes, mesfushori i Juventusit e kishte bërë të qartë se negociatat nuk ishin në zhvillim e sipër, duke thënë që ‘do të flasim rreth kësaj më vonë’.

Kur jemi tek sezoni aktual, Rabiot ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në 14 ndeshje të luajtura./Telegrafi/

Read Entire Article