Një djalë 2-vjeçar u gjet i vdekur në krahët e nënës së tij të vdekur pasi një tornado shkatërruese vrau edhe fqinjin e tyre në Tennessee.
Një fqinj tjetër tha se pas stuhisë, ata filluan të kërkonin djalin e zhdukur, Anthony Elmer Mendez, i cili u largua nga shtëpia e tij nga stuhia.
Zjarrfikësit përfundimisht e gjetën atë në rrënoja, në krahët e nënës së tij të vdekur, Floridema Gabriel Perez, transmeton Telegrafi.
Fqinji i tyre, babai i dy fëmijëve, Joseph Dalton, humbi jetën gjithashtu nga tornado, kur stuhia ngriti rulotën e tij dhe e hodhi atë në shtëpinë ku jetonte Perez me babanë e dy fëmijëve të saj.
Partneri i saj, një fëmijë tjetër si dhe fëmijët e Daltonit u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Fqinja Wanda McClemore tha se filluan të kërkonin Anthony të shtunën kur babai i tij tha se nuk mund ta gjente atë.
Sipas saj, kur e kanë gjetur, nëna e tij e mbante ende në krahë. Babai tha se familja ishte duke fjetur kur stuhia goditi.
“Ndodhi tragjedia. Ajo jetonte në këtë rulotë, një tjetër ra mbi të”, tha vëllai i saj Marko Perez. /Telegrafi/