Nënsekretari O’Brien dha një mesazh të fuqishëm për Kosovën, analistët dalin me disa sugjerime për Qeverinë!

2 months ago 8
Reklamë

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka deklaruar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në  konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin, duke vënë theksin tek veriu i Kosovës, pjesë për të cilën thotë se është rreziku primar, dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë e Hercegovinës.

“KFOR - i si dhe EUFOR-i , janë aty për të parandaluar bandat e vogla lokale. Kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë dhe autoritetet e Kosovës në përpjekje për t’i zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Alarm për Ballkanin

Image

Nexhat Haziri

E kjo deklaratë e O’Brien po shihet si një alarm për sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit, duke mos përjashtuar as Kosovës.

“Deklarata e z.O'Brien mbi situatën e tensionuar në Ballkan, me theks të veçantë raportet Kosovë- Serbi, por edhe situatën fragjile të BH, është alarm për situatën e brishtë të sigurisë në rajonin tonë me mundësi reale të destabilitetit apo rrëshqitjes edhe në konflikte”, shprehet analisti Nexhat Haziri për “Bota sot”.

Nëse ndodhë një eskalim i tillë, Haziri thotë se konflikti do ta përfshijë gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Por kjo situatë me tendencë të përshkallëzimit nuk duhet parë si lokale apo të izoluar, pasi në rast të eskalimit të situatës në Kosovë në raport me Serbinë dhe në BH, kjo do të përfshijë edhe shtetet si Maqedonia e Veriut dhe Malin e Zi, dhe po ashtu nuk do t'i mbaj indiferent as Shqipërinë e po ashtu as Kroacinë”, thekson Haziri.

“Andaj SHBA-ja dhe perëndimi në përgjithësi është i vëmendshëm për situatën e brishtë në Ballkan dhe pritet edhe të marrë masa në forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon, siç është shtimi dhe forcimi i pranisë ushtarake në rajon”, shton analisti Haziri.

Për fund, ai thotë se Kosova duhet të jetë në një vijë me aleatët e saj perëndimor.

“Në këtë drejtim Kosova duhet të jetë bashkëpunuese dhe në koordinim të plotë me aleatët tanë si në aspektin e ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse ushtarake, por edhe në rrafshin diplomatik. Vetëm në këtë rrafsh të bashkëpunimit dhe afërsisë me aleatët perëndimor, Kosova forcon sigurinë e saj”, përfundon Nexhat Haziri.

“Bota serbe” në Ballkan

Image

Drizan Shala

Kurse eksperti i sigurisë, Drizan Shala thekson se Serbia po synon haptas krijimin e “Botes Serbe” në Ballkan.

“Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, respektivisht në pjesën e ish bllokut te shteteve të RSFJ po dëshmon një element esencial të saj, që quhet doktrinë shtetërore/informative e instaluar përgjatë periudhës së pushtuesit dhe u ri aktivizuar pas viteve të 90-ta. Ku qëllimi primar mbetet defunksionalizimin e shteteve që ishin shkëputur nga RSFJ respektivisht nga ndikimi serb, ku tani kjo e fundit po përpiqet që në vatrat e krizave të brendshme shoqërore e politike sikur në BiH, Malin e Zi, MKD Veriut dhe Kosovën të paraqitet në pigmente të caktuara, situata e cila është në favorin e shtetit të ashtu quajtur Bota Serbe, ku e cila tanimë është duke u funksionalizuar në formatin politik ndërkombëtar përmes injektimit të veprimeve sikur siç ishte në Republikën Serbe të BiH, parakalimi i kadetëve të akademisë ushtarake serbe dhe veteraneve të ushtrisë së Serbisë”, thekson Shala.

Më tej, Shala thotë se përveç Kosovës, target i Serbisë janë edhe Kroacia dhe Sllovenia.

“Ballkani (ish shtet e RSFJ) duke përfshirë edhe Kroacinë e Slloveninë, janë në targetin e Serbisë që në disa pjesë të tyre të ri-aktivizohen agjentët e fjetur të ish sistemit përmes formave dhe mënyrave të ndryshme duke tentuar të defunksionalizohen proceset në shtetet e tyre për favorin e shtetit të Serbisë”.

Shala i bën thirrje Kosovës që çdo veprim të saj, ta koordinojë me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova duhet të ndryshojë trajektoren e saj në veprim dhe analizë duke ri-modeluar proceset e brendshme që atakojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e proceseve politike në harmoni të plotë me interesat e partnerit tonë kryesor, që është SHBA-ja dhe tani të vazhdohet në mënyrën e duhur duke neutralizuar rreziqet e mundshme që mund të cenohet siguria nacionale e vendit”, shprehet Shala.

Ai bën fajtor Bashkimin Evropian, për të cilin thotë se ka dështuar në parandalimin e krizave në Ballkan.

“Ne mundemi të nxjerrim një konkluzion e cila ndërlidhet me faktin që BE-ja (legjislacioni dhe ekzekutivi i saj i fundit) ka dështuar që vatrat e krizave që janë në këtë gadishull t’i përmbyll me marrëveshje përfundimtare dhe që barra e përgjegjësia po mbetet formatit të ri të BE, nga ku mund të vërehet ndikimi i ideologjisë së majtë në formatin e legjislacionit e edhe ekzekutivit të ri e cila mund të prodhojë një situatë të pa këndshëm, ku Kosova e BiH munden të pësojnë në rrugën e saj drejt BE dhe NATO por gjithashtu drejtë forcimit të subjektiviteti të brendshëm”, shpjegon Shala.

“Hiq më mirë nuk është Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ku të dy qeveritë janë në njërën anën në politiken e Beogradit e në anën tjetër duke tentuar të thithen fondet nga BE dhe Komisionet e saja por që në stabilitet kemi një vakum që po krijohet nga politika e Beogradit (zëdhënëse) e Kremlinit zyrtar”, përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Read Entire Article