Nëntë të vrarë në sulmin e armatosur në minierën e floririt në Peru

10 months ago 23

Ministri i brendshëm i Perusë, Victor Torres ishte sot në një minierë floriri në veri të vendit ku dy ditë më parë në një sulm tronditës u vranë nëntë njerëz dhe më shumë se peswmbedhjetë u plagosën.

Në një deklaratë të ministrisë thuhej se një grup “kriminelësh të armatosur” sulmuan minierën Poderosa në provincën e Pataz, “duke u përplasur dhunshëm me sigurinë e brendshme të impjantit”.

Zytarët shtonin më tej se kishin kapur shtatë nga sulmuesit e dyshuar dhe se policia kishte marrë situatën nën kontroll.

Mes viktimave ishin shtatë roje sigurie që kishin tentuar të ndalonin sulmin, si dhe dy minatorë.

Këta të fundit ishin vrarë kur sulmuesit kishin hedhur eksplozivë në galerinë e minierës, thanë autoritetet.

Motivet e sakta të ngjarjes së rëndë nuk bëhen të ditura ndërsa autoritetet po hetojnë.

Ministria tha fillimisht se 15 të tjerë ishin plagosur, ndërsa mediat lokale thanë se shifra qëndronte në të paktën 20.

Zhvillimi tragjik vjen pasi në maj 27 punonjës humbën jetën në një zjarr në minierën e floririt në rajonin jugor peruan Arequipa.

Minierat janë një nga bazat e ekonomisë së Perusë duke përbërë rreth 9 përqind të GDP.

Top Channel

Read Entire Article