Nepali paralajmëron rusët: Ndaloni së rekrutuari nepalezë në ushtrinë e juaj

10 months ago 8

Nepali i ka kërkuar Moskës të ndalojë rekrutimin e qytetarëve nepalezë, domethënë të kthejë menjëherë të gjithë ushtarët nepalezë që ka rekrutuar.

Kombi i vogël i Himalajeve e mori këtë vendim, pasi u zbulua se gjashtë ushtarë nepalezë që shërbenin në ushtrinë ruse ishin vrarë, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Nepalit i ka kërkuar qeverisë ruse që menjëherë t’i kthejë trupat e tyre dhe të paguajë kompensim për familjet e tyre”, tha ministria e Jashtme e Nepalit.

Përpjekjet diplomatike janë duke u zhvilluar për të siguruar lirimin e një shtetasi nepalez, i cili shërbeu në ushtrinë ruse dhe u kap në Ukrainë.

Ambasadori i Nepalit në Moskë, Milan Raj Tuladhar, tha se 150 deri në 200 nepalezë po punojnë si mercenarë në ushtrinë ruse.

Ushtarët nepalezë, të njohur si Gurkhas, janë të njohur për guximin dhe aftësitë e tyre luftarake.

Ata i shërbyen ushtrive britanike dhe indiane pas pavarësisë së Indisë në 1947, sipas një marrëveshjeje midis tre vendeve.

Siç raporton Sky News, Nepali pretendon se nuk ka një marrëveshje të tillë me Rusinë. /Telegrafi/

Read Entire Article