Nervozizmi i Cristiano Ronaldos

1 year ago 20
Reklamë
14:54 23/08/2023

Yllit portugez nuk i mbajnë nervat me arbitrat, acarohet dhe shtyn edhe një tifoz

Kristiano Ronaldo ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj zyrtarëve gjatë fitores 4-2 të Al-Nasr kundër Shabab Al-Ahli Dubai, me yllin portugez që i bërtiti arbitrit “zgjohu”.

Skuadra e tij ishte në disavantazh 2-1, por e përmbysi rezultatin dhe siguroi një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve aziatike.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti të shënonte, por dha asistin në golin e katërt të realizuar nga Marcelo Brozoviç.

Por në disa momente gjatë ndeshjes, Ronaldo shfaqi pakënaqësi ndaj zyrtarëve të sfidës, me skuadrën e tij që u ankua për penallti të paakorduara.

Më pas ai u pa duke shtyrë një tifoz që po përpiqej që të bënte një selfie me yllin portugez me këtë të fundit që po largohej nga fusha.

Nisja e sezonit ka qenë zhgënjyese për ekipin e Al Nasr, që ka humbur të dyja sfidat e para të kampionatit kundër Al-Etifak dhe Al-Tauon.

Kristiano Ronaldo ka realizuar 20 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet për skuadrën saudite që kur mbërriti në Janar, por ekperienca e tij në Lindjen e Mesme nuk ka nisur ashtu siç ai e priste.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article