“Nëse nuk silleni siç duhet…”- SHBA paralajmëron masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

1 year ago 22

Sekretari amerikan i Shtetit ka paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i Policisë dhe u plagos një tjetër.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se nuk është absolutisht dakord me këto masa.

“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinken, për disa gjëra ramë dakord, ndërsa për disa jo”, tha Vuçiç.

“Nevojitet deeskalim, një rol më i madh i KFOR-it, Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në Veri”, ka thënë ai më tej.

“Mohova të pavërteta që flasin për shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona, të cilat unë nuk i kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës.

Kur më pyetën se nga i morëm të dhënat për atë që kishte ndodhur në Kosovë, nuk dua të flas për këtë, por nuk dua të fsheh asgjë, kemi prova që të paktën një, dhe ndoshta dy persona janë likuiduar gjakftohtë. Ata u dorëzuan, e më pas u likuiduan në një distancë të shkurtër”, tha presidenti i Serbisë.

“Sekretari Amerikan foli edhe për masa të mundshme ndaj Serbisë, nëse nuk sillemi siç duhet”, tha Vuçiç

“Thashë unë jam kundër. Ne duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, tha ai.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviç

Read Entire Article