Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, Von der Leyen mbërrin në Presidencë, takohet me presidentin Begaj

1 year ago 22
15:45 15/10/2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidentin Bjaram Begaj. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri në orën 17:30.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se këtë tëHënë do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article