Nesër seanca, opozita ende pa një vendim

11 months ago 23
12:05 29/10/2023

23 deputetë demokratë mes të cilëve edhe Berisha e Bardhin u përjashtuan për 10 ditë

23 deputetët e opozitës, të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit të seancës së fundit parlamentare, nuk do të lejohen që të marrin pjesë as në seancën e së Hënës me 30 Tetor. Vendimi i sekretariatit të Kuvendit për procedurat, votimet, dhe etikën ka hyre në fuqi me datë 19 Tetor dhe është publikuar edhe krahas rendit të ditës së publikuar për sëancën e së Hënës.

Burime zyrtare i thanë Tv kombëtar Klan News se çdo gjë e ka thënë qartë vendimi për masën disiplinore i marrë nga sekretariati që ju është njoftuar secilit prej të përjashtuarve me datën e fillimit dhe datën e mbarimit. Sipas këtyre burimeve ditët e pushimit e Shtuna e Diela nuk janë llogaritur ndonjëherë në ndonjë afat penalizimi.

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati.

Nuk dihet nëse këto deputetë të përjashtuar do të tentojnë të futen me forcë në seancë plenare që nis në ora 17.00! Para kësaj seance pritet që dy grupet e deputeteve të drejtuara përkatësisht nga Berisha e Bardhi të mblidhen siç ka ndodhur së fundmi për të koordinuar veprimet e tyre përballë mazhorancës socialiste.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e së Hënës pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article