Netanyahu thirrje ‘terroristëve të Hamasit’ të dorëzohen

10 months ago 24
09:07 11/12/2023

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se dhjetëra luftëtarë të Hamasit kanë dorëzuar armët e tyre, raporton BBC.

Në një deklaratë të dielën, Netanyahu tha se “lufta është në lëvizje të plotë” dhe humbja e plotë do të marrë më shumë kohë, por shtoi se është “fillimi i fundit për Hamasin”.

“Unë u them terroristëve të Hamasit: ka mbaruar. Mos vdisni për shefin e Hamasit, Jahja Sinëar. Dorëzohuni tani,” tha ai.

Ndërkohë Hamasi ka kërcënuar se asnjë peng i vetëm nuk do të lejohet të largohet i gjallë nga Gaza nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për shkëmbimin e të burgosurve.

Kujtojmë se 1200 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve të Hamasit në Izrael dhe po ashtu u morën 240 pengje, disa prej të cilëve u liruan gjatë armëpushimit. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se Izraeli ka vrarë rreth 18,000 njerëz në Gaza./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article