Netanyahu: Trupat izraelite gjenden në afërsi të qytetit të Gazës

10 months ago 23
Reklamë

Trupat izraelite kanë kaluar nëpër periferi të qytetit të Gazës.

Kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka dhënë edhe disa detaje.

“Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar periferinë e qytetit të Gazës. Ne po përparojmë”, tha ai.

היום עם הלוחמים שלנו בשטח. יש לנו הצלחות מאוד מרשימות, אנחנו כבר יותר מבפאתי העיר עזה. אנחנו מתקדמים. שום דבר לא יעצור אותנו.

אנחנו נתקדם. אנחנו נתקדם וננצח, ונעשה את זה בעזרת ה' ובעזרת הלוחמים הגיבורים שלנו.

אני סומך עליכם, אני מאמין בכם. עם ישראל כולו עומד מאחוריכם – עד… pic.twitter.com/qWSOLH8bV5

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) November 2, 2023

Në një mesazh në platformën X, kryeministri tha se “ne do të ecim përpara. Ne do të avancojmë dhe do të fitojmë. Do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë”.

Mjedisi urban shihet si një sfidë shumë më e madhe për ushtrinë sesa toka rurale që ata kanë mbuluar deri më tani.

Ekspertët besojnë se palestinezët kanë përgatitur shumë kurthe ndërsa Hamas ka shpërndarë snajperistët dhe trupat anti-tank në gjithë Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite do t’i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve. /Telegrafi/

Read Entire Article