Nevojiten ndryshime në mobilizimin ushtarak, thotë Zelensky

10 months ago 8

Nevojiten ndryshime të mëdha në mobilizimin ushtarak të ukrainasve, ka thënë Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas këtë e deklaroi gjatë një takimi me komandën ushtarake se ka diskutuar skenarët që mund të prodhonin “rezultate konkrete” për vendin gjatë vitit 2024 në luftën kundër Rusisë.

“Në veçanti, kjo ka të bëjë me çështjen e mobilizimit. Të gjithë në Ukrainë e kuptojnë se nevojiten ndryshime në këtë fushë”, tha ai, raporton skynews.

Komentet vijnë ndërsa Ukraina po vazhdon me kundërsulmin ndaj trupave pushtuese ruse.

“Në të gjithë sektorët kryesorë ku nevojitet përforcim, ne duhet të përshpejtojmë ndërtimin e strukturave”, shtoi lideri ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article