New York, ndriçohet pema e Krishtlindjes

10 months ago 19
13:52 30/11/2023

Njujorkezët e turistët dynden në Rockfeller, për pemën me drita shumëngjyrëshe

Nju Jorku nisi zyrtarisht sezonin e festave mbrëmjen e së mërkurës me ndezjen e  pemës së Krishtlindjes në Qendrën Rockefeller. Ceremonia dy-orëshe u transmetua drejtpërdrejt në NBC me performanca të mbushura me yje.

Mijëra njerëz u mblodhën për traditën e festave vjetore në Midtown.Ishte ftohtë, por kjo nuk i pengoi njerëzit të prisnin jashtë për t’u siguruar që kishin pamjen perfekte.

Bredhi i madh Norway është ndezur me më shumë se 50,000 drita LED shumëngjyrëshe të mbështjellë rreth pemës së lartë 80 metra me një yll mahnitës me 3 milionë kristale.

Tradita e ndriçimit të pemëve në Rockefeller Plaza të Manhatanit ka ekzistuar që nga vitet 1930. Pema do të ndizet çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri në mesnatë deri më 13 Janar. Në ditën e Krishtlindjes do të ndizet për 24 orë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article