Neymar thyen rekordin e Pele

1 year ago 61
Reklamë
12:10 09/09/2023

Bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit

Neymar u bë shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit duke kaluar legjendën Pele. Sulmuesi 31-vjeçar arriti kuotën e 79 golave pas fitores 5 – 1 të përfaqësueses së tij me Bolivinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Neymar realizoi 2 herë dhe mund të kishte shënuar më shumë, por penalltia e goditur prej tij u prit nga portieri. Golat e tjerë u realizuan 2 nga Rodrygo dhe 1 nga Raphinha.

Neymar tani duhet të synojë edhe rekordin e më shumë ndeshjeve të luajtura që mbahet nga Cafu, 142 në total, ndërsa deri më tani ai ka zhvilluar 125 aq sa ka Roberto Carlos.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article