“Nga 1 nëntori do të rritet çmimi i energjisë”, Meta: Indeksimi i pensioneve me 4.1%, tallje e qeverisë

1 month ago 27

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se indeksimi me 4.1% i pensioneve është një tallje e qeverisë me pensionistët, teksa çmimi i bukës sipas tij do të rritet me 15 %.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nënvizoi se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article