Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”. 32-vjeçari u kap në kushtet e flagrancës me 3 kg kanabis, që i kishte fshehur në motorin e automjetit, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 4 qese.
Sipas policisë, 32-vjeçari do e shiste lëndën narkotike në qytetin e Korçës.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.
Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb