Nga Broja te Cikalleshi, paraqitjet e kuqezinjve në skuadrat evropiane

10 months ago 10
15:52 04/12/2023

Armando Broja luajti si zëvendësues për Çelsin në takimin në “Stamford Bridge” kundër Brighton të fituar 3-2. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 81 të lojës dhe zbatoi detyrat e trajnerit Poçetino, edhe pse e pati të vështirë që të përfshihej në aksione për blutë e Londrës. Kjo është ndeshja e 6 e Brojës me Çelsin pas rikthimit nga dëmtimi, që në total ka luajtur 152 minuta në Premier Ligë.

Klubi londinez duhet që të vendosë në janar për të ardhmen e tij, ndërsa ka interesim nga Fulham dhe West Ham, e po ashtu edhe nga Torino në Serie A.

Në Serie A, portieri Etrit Berisha dhe Ardjan Ismjali luajtën gjatë gjithë takimit në barazimin 1-1 që Empoli e tij mori në transfertë ndaj Xhenoas.

Elseid Hsyaj nuk luajti me Lacion ndaj Kaljarit pasi kishte temperaturë. Ndërsa Mario Mitaj ishte në fushë gjatë gjithë takimit për Lokomotiv Moskën që mundi Zenititn 3-1.

Mesfushori Ylber Ramadani luajti 66 minuta në barazimin e Leçes në shtëpi ndaj Bolonjës.

Kristjan Asllani qëndroi në stol në triumfin e zikaltërve ndaj Napolit në transfertë.

Nedim Bajrami u fut në minutën e 81 në fushë për Sasuolon që u mund në shtëpi nga Roma 2-1.

Ndërsa Taulant Seferi rrjeten e vetme për skuadrën e tij Bani-jas kundër Al Xhazira-s në humbjen 4-1 në Ligën Profesioniste të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi u aktivizua për 88 minuta për ekipin e tij Koniaspor që barazoi 2-2 me Alaniaspor në transfertë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article