Nga ndihma për emigrantët e paligjshëm, te thyerja e arrestit shtëpiak, dy të arrestuar në Lushnjë

10 months ago 17

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISE
✅️Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

✅️Divjakë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 57 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article