“Nga shtatori shi investimesh në Lezhë”, Ndreu: Përmirësojmë jetën e qytetarëve

1 month ago 8
Reklamë

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh sot në një aktivitet publik, se në shtator do të bëhet me dije transformimi që Lezha e pret, e meriton dhe do ta ketë.

Me rastin e 5-vjetorit në krye të kësaj bashkie, Ndreu u shpreh se në shtator e më pas fillon një shi investimesh që nuk do të ndalen asnjë ditë.

Ndreu theksoi se, “askush që më besoi votat s’ka arsye të zhgënjehet nga përkushtimi im dhe stafit tim”.

“Nuk ia bëjmë dot qejfin gjithkujt! Sa për arsye politike, e sa për ego personale, dikush do të nxijë, do të flasë, do të ligështohet apo do të na tregojë votat si arsye për të vënë një litar në qafë. Më vjen keq, por i kemi rrugët e ndara!”, nënvizoi Ndreu.

Por, shtoi ai, “jemi aty edhe për ata sepse janë banorë të këtij qyteti të mrekullueshëm, që ne do e çojmë pa diskutim në atë nivel që kemi premtuar”.

“Do ia dalim gjithsesi. Koha do tregojë se do mbahemi mend për çfarë punuam e jo çfarë futëm dhe nxorëm nga goja! Asgjë s’e ndal vrullin e investimeve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve lezhjanë në çdo cep të territorit”, theksoi Ndreu.

Read Entire Article