Nga shtëpia e Borussia te impianti i finales së Europa League, stadiumet ku ndeshen kuqezinjtë

10 months ago 43
13:42 03/12/2023

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Gjermani 2024 më 15 qershor me përballjen kundër Italisë, kampiones në fuqi të Europës.

Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Ky është një nga impiantet më ë nohur në botën e futbollit falë tribunës së “Murit të verdhë” ku qëndrojnë ultrasit e Borusia Dortmund, e ku janë luajtur ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Katër ditë më pas, më 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë në orën 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut me kapacitet 49 mijë persona, ku në 2010 u luajt finalja e Europa Ligës.

Sfidën e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00. Impianti ka një kapacitet prej 47 mijë vendesh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article