Nga situata në PD te “21 Janari”, Basha intervistë për VOA: Urdhrin për të qëlluar ndaj protestuesve, nuk e dhashë unë

6 months ago 6
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike Zyrtare, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë këtë të enjte për Zërin e Amerikës. Basha u ndal në marrëdhëniet në PD, reformën zgjedhore dhe përpjekjen e fundit për normalizimin e punimeve e të parlamentit.

“Paralajmërimet tona prej kohësh kanë treguar se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë për interesa të tyre, por kundër interesave shqiptare. Si reforma Zgjedhore, Lista e Hapura, ndryshimet kushtetuese të 2008, propozimi për barazinë e votës…”, tha ai ndër të tjera.

Lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, për çështjen e 21 janarit ai thotë se nuk i druhet hetimeve. Sakaq, Basha shprehet se urdhri për të qëlluar ndaj protestuesve nuk ka dalë nga ai.

“Aspak! Kam kërkuar prej fillimi një hetim të plotë. Nuk e dhashë unë urdhrin për të qëlluar protestuesit”, tha Basha.

Më tej kreu i PD Zyrtare u shpreh se shumë shpejt do t’u ofrojnë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur një ekip që do të jetë pasqyrë e të mirës së tyre, sipas tij.

“Të heqim dorë nga kjo telenovelë që luhet në kurriz të shqiptarëve. Hapja e një dialogu të drejtpërdrejtë me qytetarët. Në të gjitha rastet që kam pasur, e kemi shteruar se çfarë është bërë gabim. Por me rëndësi për shqiptarët është çfarë ofrojmë ne sot. Shumë shpejt në një dialog, do t’i japim shqiptarëve një ekip që do jenë një pasqyrë e më të mirës dhe që do të mbrojnë interesat e tyre”, pohoi ai.

Top Channel

Read Entire Article