“Nga sot deri në zgjedhje jeni në test për një vend në listë”, Rama mbledh grupin e PS për ndryshimet në Qeveri

1 month ago 7
Reklamë

Një ditë pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar ku ka prezantuar ministrat e rinj që do të drejtojnë Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Financave deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive, ndërkohë që ka vijuar edhe sot të jetë kritik me deputetët.
Në të njëjtën linjë me fjalimin e mbajtur në Kongres, Rama mësohet të ketë thënë se ka deputetë që nuk e kanë merituar votën e socialistëve për të shkuar në Parlament.

Ai është shprehur se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm deputetët do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë. Një ditë më parë, duke folur në kongresin e socialistëve, ai lëshoi një sërë kritikash për deputetët.

“Detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në vendin ku jeton komuniteti që i ka dhënë mandatin. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë tjetër veçse shembulli që dëgjon njerëzit dhe të zhvillojë dijet me problemet që duhet të merret, të zgjidhë halle të mëdha dhe të vogla. Të jesh deputet i kësaj partie, e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh që nuk lahet dot kurrë”, tha Rama.

Sipas tij, “atyre që më pyesni shpesh ku e gjen këtë energji ua kthej me një buzëqeshje, por dua tu them nuk kam sesi rri dot asnjë orë rehat përderisa ata që ma kanë bërë këtë nder, ka shumë që nuk janë rehat në atë orë, kjo është çështje detyre. U kërkoj të gjithë atyre që deputet nuk janë por kanë investuar mundin tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë”.
“Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qyshse kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha kryeministri.

Read Entire Article