Nga zyra në qeli, fitorja e pashijuar/ Skandali seksual që rrëzoi Safet Gjicin pak javë pas zgjedhjeve

11 months ago 13
Reklamë

Fitorja e socialistëve në Bashkinë Kukës u festua në selinë qëndrore të Partisë. Ishte hera e parë që ata fitonin në bastionin e djathtë në një garë të vërtetë ku kishin rivalë nga kampi opozitar.

Por Safet Gjici nuk e shijoi gjatë fitoren aspak të lehtë. Fiks një muaj më vonë, celularët e shqiptarëve u mbushën me një video që qarkullonte me shpejtësi marramendëse.

Kryebashkiaku i Kuksit shfaqej bashkë me një vajzë duke kryer akte seksuale në zyrën e tij.

Pak orë më vonë, Gjici kërkoi ndjesë dhe u dorëhoq, ndërsa qeveria e shkarkoi menjëherë.

Prokuroria Speciale nisi një hetim dhe pas një jave arrestoi ish kryebashkiakun, dhe la në arrest shtëpie vajzën që shfaqej në video, të identifikuar si Alma Kaci.

Një variant edhe më i plotë i videos i publikuar më pas, tregonte se si afera seksuale në zyrë, zhvillohej teksa Alma Kaci i kërkonte financim për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve dhe kryebashkiaku thërriste vartësit për të marrë në shqyrtim projektin.

Safet Gjici akuzohet zyrtarisht për korrupsion pasiv i zyrtarëve publikë, ndërsa Alma Kaci për korrupsion aktiv.

Ish-kryebashkiaku është ende në burg, dhe gjykatat kanë refuzuar ta lirojnë atë.

Vajza që shfaqej me të në video, është përpjekur po ashtu të clirohet nga arresti i shtëpisë, por drejtësia nuk ja ka plotësuar kërkesat.

Read Entire Article