Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës/ Gjykata lë në burg Marash Gjoklajn, zbardhet një tjetër ngjarje ku është përfshirë

10 months ago 46

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.

I riu që në rrethana të dyshimta sapo ishte liruar me kusht nga burgu për dhunë seksuale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denocua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë baza ligjore që i dha lirinë të riut, pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Kjo foto i përket momentit kur 27-vjeçari Marash Gjoklaj ka kryer veprën penale pranë një biznesi në Tiranë këtë fundjavë, për të cilën edhe përfundoi në pranga.

Read Entire Article