TIRANË
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Ka qenë vetë e mitura e shoqëruar nga familjarët që ka denoncuar 31-vjeçarin, teksa policia pas dëshmisë i ka vënë prangat. Materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb