Ngec projekti i CR7 për hotelin luksoz

10 months ago 19
22:18 23/12/2023

Portugezi synonte 30 mln Euro për godinën në qendër të Manchesterit

Kristiano Ronaldo ka ndërprerë projektin për ndërtimin e një hoteli luksoz me vlerë 30 milionë Euro në Mançester, pasi leja e planifikimit skadoi.

Portugezi e fitoi lejen e planifikimit për të ndërtuar një hotel ekskluziv me 151 dhoma në qendër të qytetit në dhjetor 2020, por ndërtesa e renditur si e Gradës II ka ngelur gërmadhë.

Hoteli mendohej që të hapej këtë vit, e do të punësonte mbi 900 njerëz dhe do t’i shtonte rreth 60 mln Euro ekonomisë lokale.

Por prona vazhdon që të ngelet e braktisur. Megjithatë, prona historike është ende e braktisur, e cila ka qenë për dy dekadat e fundit. Një përfaqësues i grupit që do të bashkëpunojë me futbollistin për ndërtimin e hotelit të ri, e pranoi se projekti ka ngrirë.

Ikona portugeze e futbollit që te skuadra e Mançester Junajtid ka bërë historinë nuk shikohet më me të njëtin sy te tifozët e “Djajve të kuq” për shkak të intervistës që ai dha përpara largimit nga “Old Trafford” ku kritikonte klubin për menaxhimin dhe futbollistët.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article