Ngjarja e rëndë në Peqin, zbardhen detaje nga transferimi i të burgosurve VIP nga burgu i Durrësit drejt Fierit

9 months ago 9

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa të burgosur VIP janë transferuar në burgun e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se i pari që u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit ishte Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Po ashtu mes personazheve VIP të arrestuar që janë transferuar janë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Alqi Bllako, ish-ministri Lefter Koka, Lefter Alla dhe Safet Gjici. Mësohet se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article