Nikolla përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorrit: Vlerat e bektashinjve, inspiruese për shoqërinë

1 year ago 30
Reklamë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur pelegrinët që marshojnë në këto ditë të shenjta në Malin e Tomorrit.

Duke e konsideruar marshimin unikal, Nikolla shprehet se vlerat inspiruese të bektashinjve janë një thirrje shpirtërore për rritjen e përgjegjësive individuale e publike për jetën, mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve që na rrethojnë.

“Përshëndes besimtarët bektashinj dhe qytetarët, nga Shqipëria e Diaspora, që pelegrinojnë këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Pelegrinazhi, ky marshim madhështor dhe unikal në tempullin fetar të bektashinjve, është një eksplorim shpirtëror, sakrificë, mirënjohje, adhurim dhe përkushtim i besimtarëve ndaj Zotit.

Këto vlera inspiruese të bektashinjve janë një thirrje shpirtërore për rritjen e përgjegjësive individuale e publike për jetën, mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve që na rrethojnë.

Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë besimtarët bektashinj e qytetarët!”, shkruan Nikolla.

Top Channel

Read Entire Article