Nikolla pritet në Departamentin e Shtetit nga Escobar: Partneritet dypalësh SHBA-Shqipëri

11 months ago 25
18:51 25/10/2023

Kryeparlamentarja Nikolla u prit sot në Departamentin e Shtetit nga Gabriel Escobar, Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor. Kryetarja Nikolla dhe Ndihmëssekretari Escobar diskutuan mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA sot janë më të mira se asnjëherë. Partneriteti strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. ShBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare. ShBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit‘, shkruan Nikolla në “Facebook”.

Në postimin e saj, Nikolla shkruan se “SHBA, të cilën Escobar e cilësoi si vendi më prokosovar në botë, janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.

“ShBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. ShBA mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë, dhe po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën”, thotë Nikolla.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article