Nis asfaltimi i rrugës Maliq-Lozhan-Strelcë/ Balluku: Përfundon brenda vitit

11 months ago 27
16:13 20/10/2023

Rruga e re Maliq-Lozhan-Strelcë, një aks alternativ që lidh Korçën me Elbasanin, pritet të përfundojë brenda këtij viti. Kështu thotë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga kantieri ku ka nisur puna për asfaltimin e rrugës.

“Do të përfundojë sipas afatit kontratktual. Rrit gjithë zhvillimin ekonomik të zonës, krijon rrugë paralele dhe të shkurtuara që lidhin dy qarqe.”

Ky segment, sipas ministres do ketë të gjithë elementet e një rruge urbane.

“Nuk do jetë vetëm një rrugë për automjetet, por do jetë edhe për këmbësorët sipas të gjitha parametrave, kjo do rrisë dhe vlerën e pronës.”

Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë ka një gjatësi prej afro 19 kilometrash.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article