Nis Botërori i klubeve, Al-Ittihad mund 3 – 0 Auckland City

10 months ago 13
12:41 13/12/2023

Al-Ittihad u kualifikua në turin e dytë të Botërorit të Klubeve falë fitores 3 – 0 me Auckland City, kampione e Oqeanisë.

Golat për ekipin arab u realizuan të gjithë në pjesën e parë me autorë Romarinho, N’Golo Kante dhe Karim Benzema.

Ndeshja u zhvillua pikërisht në stadiumin ku luan Al-Ittihad që siguroi pjesëmarrjen në këtë aktivitet si pritës i turneut.

Kjo është hera e dytë pas vitit 2005 ku e mbylli në vendin e katërt. Al-Ittihad do të luajë ndeshjen e radhës me kampionen e Afrikës, Al Ahly të premten po në Xhedah.

Fituesi i kësaj përballje do të sfidojë në gjysmëfinale kampionin e Copa Libertadores, Fluminense. Po të premten Leon i Meksikës dhe Urawa Red Diamonds i Japonisë do të përballen për të vendosur se cili ekip do të luajë në gjysmëfinale ndaj kampionit të Champions League, Manchester City.

Botërori i Klubeve që mbahet në Arabinë Saudite do të zgjasë deri më 22 Dhjetor.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article