Nis mbledhja e Këshillit për imunitetin e Sali Berishës

10 months ago 30
12:04 18/12/2023

Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pasi kërkon arrestimin e tij. Aty janë të pranishëm anëtarët socialistë të Këshillit dhe iu është bashkuar edhe Enkelejd Alibeaj si anëtar nga radhët e opozitës.

Në këtë takim nuk marrin pjesë deputetët e tjerë demokratë që kanë mbështetur Berishën në parlament si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Aty janë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. Ai do të përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët janë paraqitur atje jo me pak dokumente siç mund ta shihni nga kjo foto e siguruara nga gazetarja Klesiana Omeri.

Megjithatë kryedemokrati nuk është larg Kryesisë, por në rrugën përballë saj, pasi aty PD-ja mban sot një protestë. Ai ka deklaruar më herët se do ta pranojë çdo vendim të Kuvendit.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article