Nis me tensione seanca e parë për 2024, opozita nuk lejon Presidentin të marrë fjalën

9 months ago 13
17:24 15/01/2024

Seanca e sotme plenare nisi me tingujt e Himnit të Flamurit, por pavarësisht kësaj deputetët e opozitës bllokuan foltoren me pankarta në duar.

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi të lexojë pikat e rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi nisi të flasë duke kundërshtuar zhvillimin e seancës. Ndërkohë kolegë të tij krijonin zhurmë.

Pjesë nga nisja e seancës:

Lindita Nikolla: Qytetarët presin shumë nga ne, zini vendet që të ftoj Presidentin e Republikës. Uluni nëpër vende që edhe Garda të marrë vendin e saj.

Gazmend Bardhi: Nxirr Gardën përjashta!

Lindita Nikolla: Patjetër, pasi të uleni ju në vendin tuaj. Garda do lëvizë, ju lutem! Garda do dalë jashtë dhe ne do mirëpresim Presidentin e Republikës. Funksionimi normal i seancës fillon me secilin prej nesh, edhe ju zoti Bardhi duhet të ishit në vendin tuaj tani. Në nderim të gjithë qytetarëve që po na ndjekin, ju lutem…/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article