Nis punimet Kongresi i PS, Spiropali mban fjalën e para: Shqipëria ka ngut të bëhet “Evropa në Ballkan”

10 months ago 9
11:36 08/12/2023

Ka nisur këtë paradite punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Ky Kongres i Jashtëzakonshëm është i ndarë në 6 panele ku do të kryhen diskutime të ndryshme mbi strukturat e partisë.


E para socialiste që mbajti fjalën ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo e cilësoi Kongresin një “katalizator” të ndryshimit të madh, duke shtuar se Shqipëria do të bëhet si “Evropa në Ballkan”.

“Shqipëria ka ngut për të ndryshuar e për t’u bërë vendi i duhur për të jetuar e punuar. Ngut për t’u bërë Evropa në Ballkan. Shqipëria po vrapon për të kapërcyer pengesat e saj historike. Ky Kongres është pjesë e përpjekjeve tona për të qenë katalizator i ndryshimit. Nuk ka asnjë të ardhme të sigurt pa qortimin e së djeshmes.“

Spiropali vuri theksin dhe tek vendimi i Gjykatës së Strasburgut për tragjedinë e Gërdecit duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë në vend të veprojnë sa më parë për çështjen.

“Atë vendim që në gjuhë politike PS e ka dhënë për më shumë se një dekadë, struktura shtetërore të pahetuara, gjykim i paplotë i përfaqësuesve të shtetit të përfshirë në krim. Presim që ky vendim të përkthehet nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Tek ky vendim që vjen nga zemra e Europës shihni arsyen pse çeta e tkurrur opozitar s’bën gjë tjetër veçse thyen karrige.”

Ajo nuk kurseu as akuzat për opozitën.

“Nuk na pengon të shihemi sy ndër sy tymi i flakadanëve, por janë zgjedhjet e ndryshme, Ne ndërtojmë dhe duke shuar zjarret e tyre. Jemi bashkarisht në një sallë parlamenti por jemi vite dritë largë, janë të paaftë që të ndryshojnë e të shndërrohen në alternativë. E kurdisin sahatin e tyre me akrepat e ’97-ës. Teksa ato ndezin zjarr në sallën e Kuvendit ne ndezim dritat në qytetet e Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë. Ata kanë humbur shpresën vetjake. Sfida jonë është një terësi betejash të përditshme që nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse të fitojmë në mënyrë të njëpasnjëshme.”

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë” dhe ai do e mbajë fjalën i fundit, rreth orës 16:40. Fjala e tij pritet me shumë interes mund të lajmërojë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në forumin më të madh të Partisë socialiste pritet që filllimisht të diskutohet rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë dhe për strategjinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article