Nis seanca plenare pa pjesëmarrjen e opozitës

8 months ago 9
17:12 05/02/2024

Parlamenti po zhvillon seancë plenare, ndërkohë që disa nga deputetët e opozitës, të cilët janë të përjashtuar për shkak të tensioneve të krijuara nuk lejohen të hyjnë në seancë.

Nga jashtë parlamentit, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në dyert e Parlamentit.

Kujtojmë se Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 19 deputetë të Partisë Demokratike pas trazirave që kishin shkaktuar në komisione parlamentare dhe Parlament në seancat e mëparshme.


Deputetët e përjashtuar të PD nga Sekretariati i Etikës më datë 29 Janar 2024

*Ervin Salianji 20 ditë

*Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi të përjashtuar me 10 ditë.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article