Nis sekuestrimi i pronave të Jamarbër Malltezit

11 months ago 26
19:11 23/10/2023

Forcat e antikrimit ekonomik në vilën e tij në Gjirin e Lalzit

Në zbatim të vendimit të gjykatës, forcat e antikrimi ekonomik vunë nën sekuestro vilën në Gjirin e Lalëzit, në pronësi të Jamarbër Malltezit.

Oficerët pasi njohën familjarët me vendimin, kryen procedurat për sekuestrimin e vilës. Në total janë 16 pasuri të paluajtshme në emër të Jamarbër Malltezit, që do të sekuestrohen.

Sipas vendimit të Gjykatës, i sekuestrohen 6 llogari bankare, në Euro, Dollarë dhe Lekë.

Sanksionet kanë prekur edhe kompantë që ai rezulton si pronar.

Më konkretisht janë sekuestruar 45 përqind të aksioneve të kompanisë “Home Plan”, 100 përqind të aksioneve të shoqërisë “Magnet IMO” dhe 60 përqind të kuotave të shoqërisë “Magnet Gym and Fit”.

Mbi Malltezin rëndojnë dy akuza: “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-Klubit Sportiv Partizani.

SPAK thotë se ai ka shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit dhe ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si: privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë. 5.4 milionë Euro në cilësinë e investitorit, pa investuar tek shoqëria “Homeplan” shpk.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article