Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali: Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, opozita të marrë përgjegjësitë e saj

2 weeks ago 29
Reklamë

Ka nisur tashmë sesioni i ri parlamentar, teksaq e para që ka marrë fjalën ka qenë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila u zgjodh me votat e mazhorancës në mbyllje të sesionit të kaluar.

Spiropali tha se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, që përfshin edhe qortimin e së shkuarës dhe projeksionet për të ardhmen dhe se pikëpamjet dhe qëndrimet duhen mbrojtur, por me etikë parlamentare.

Edhe sesioni i ri nis me tensione/ Bardhi gris mesazhin e Begajt, i cili nuk erdhi ne Kuvend, por vetëm dërgoi një letër
Spiropali: Vendi im është mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në ritakimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi në këtë raport numrash. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, pritshmëritë e realizuara dhe brengat për cfarë mund të kishim bërë ndryshe. E pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët, e qartë se pendesa për veprime të gabuara, vlen vetëm për të gjetur forcë dhe korrigjuar cfarë mund të bëjmë ndryshe dhe më mirë.

Besoj fort se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, që përfshin edhe qortimin e së shkuarës dhe projeksionet për të ardhmen. Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante, të gjykonte të bazuar në kujtimet ku ajo vetë ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar. T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin.

Read Entire Article