Një avion i Japan Airlines me qindra pasagjerë shpërtheu në flakë gjatë uljes në aeroportin Haneda të Tokios, pasi u përplas me një aeroplan tjetër të mbushur me ndihmat e tërmetit, duke sshkaktuar 5 viktima.
Pasagjeri i Japan Airlines, Satoshi Yamake, 59 vjeç, ka deklaruar për CNN se gjithçka dukej normale gjatë uljes derisa pa një zjarr.
“Ne u ulëm normalisht, nuk ndjemë asnjë tronditje apo asgjë,” tha Yamake për CNN në aeroportin Haneda pasi u evakuua nga përplasja e zjarrtë.
Ai tha se pa një zjarr pak para se të bëhej njoftimi për evakuimin e avionit.
“Por më pas ne pamë zjarr që dilte nga motorët dhe më dukej e çuditshme. Ashtu siç po mendoja pse zjarri po digjej për kaq gjatë, erdhi një njoftim dhe tha se ndoshta kemi goditur diçka në pistë dhe tani duhet të evakuojmë avionin,”-tha Yamake.
Ndërkohë, për ngjarjen kanë nisur hetimet, pasi ende nuk dihet se kush ishte shkaktari i aksidentit.
Top Channel