Një anije mallrash është rrëmbyer nga Houthit – thuhet se ishte pjesërisht e një miliarderi izraelit dhe brenda saj kishte 25 persona në bord

11 months ago 25

Izraeli të dielën konfirmoi se Houthit rrëmbyen një anije ndërkombëtare mallrash në Detin e Kuq, duke pretenduar se nuk kishte izraelitë në bord.

Mediat raportojnë se javën e kaluar, udhëheqësi i Houthi, një lëvizje islamike e cila ka lëshuar një numër raketash drejt Izraelit javët e fundit, paralajmëroi se ata do të kryenin sulme të vazhdueshme ndaj shtetit hebre.

Grupi Houthi janë shfaqur si një forcë e madhe ushtarake në Gadishullin Arabik, me dhjetëra mijëra luftëtarë dhe një arsenal të madh raketash balistike dhe dronë të armatosur.

Kjo lëvizje është shfaqur në vitet e 90-ta me sloganin “Zoti është i madh, vdekje SHBA-së, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjve dhe fitore islamit”.

Që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Houthit kanë nisur të paktën gjashtë sulme raketore kundër Izraelit dhe aleatëve të tij.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyzahu në një deklaratë tha se “Izraeli e dënon fuqishëm sulmin iranian kundër anijes ndërkombëtare”.

“Rrëmbimi i një anijeje mallrash nga Houthis pranë Jemenit në Detin e Kuq, është një incident shumë i rëndë me pasoja globale”, tha zëdhënësi iranian Daniel Hagari.

“Anija po shkonte në Indi, me një ekuipazh civil ndërkombëtar, pa izraelitë”, shtoi ai, duke theksuar se “kjo nuk është anije izraelite”.

Thuhet se në bord ishin 25 persona të kombësive të ndryshme të cilët besohet se janë marrë peng, duke përfshirë ukrainas, bullgarë, filipinas, meksikanë, por jo izraelitë.

Mediat raportojnë se anija Galaxy Leader, është pjesërisht në pronësi të biznesmenit izraelit Rami Unger.

Frika është rritur se operacionet ushtarake mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë rajonal.

Kjo për faktin se Izraeli po zgjeron fushatën e tij shkatërruese kundër Hamasit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Read Entire Article