Një autobus me turistë nga Bosnja dhe Hercegovina është përmbysur në qytetin italian San Dona di Piave, jo shumë larg Venecias.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 79 persona, mes të cilëve dy drejtuesit.
Pas përmbysjes, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë të gjithë pasagjerët.
Pas aksidentit kanë mbetur të lënduar 10 persona, por fatmirësisht vetëm lehtë.
#Venezia, concluso nelle prime ore del mattino, con la messa in sicurezza dell’area, l’intervento dei #vigilidelfuoco a San Donà: stanotte un bus, con 79 persone a bordo, si è ribaltato su un fianco. Soccorsi dalle squadre i passeggeri incastrati, una trentina i contusi #1gennaio pic.twitter.com/RsZwJpd2i8
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) January 1, 2024
Ata u ndihmuan nga stafi mjekësor, i cili mbërriti me ambulanca të shumta dhe më pas i transferoi në urgjencën në Jesolo.
Autobusi po kthehej në Trieste, pasi njerëzit që ishin në të kishin festuar Vitin e Ri në Punta Sabbiona.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë që është gjetur një autobus tjetër për të çuar të gjithë turistët në destinacionin e tyre. /Telegrafi/