Një ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Vuçiq i ‘jep llogari’ ambasadorit rus Bocan-Kharchenko

11 months ago 13
Reklamë

Një ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Sipas njoftimit, thuhet se e ka informuar mbi kinse “spastrimin etnik të organizuar nga kryeministri Albin Kurti”.

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës ruse Aleksandar Bocan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Kharchenko për faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.

Kujtojmë se dje në mëngjes, ora 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një i plagosur.

Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve serbë, kanë mbetur të vrarë tre sulmues. /Telegrafi/

Read Entire Article