Një ‘Donald Trump’ si President në Argjentinë

10 months ago 20
23:57 20/11/2023

Do të vendosë Dollarin monedhë kombëtare

“Tërmet politik” konsiderohet në Argjentinë, zgjedhja e ultrakonservatorit Javier Milei. 53-vjeçari me profesion ekonomist triumfoi bindshëm duke thyer edhe paradhikimet e sondazheve me 56% të votave, 12% më shumë rivali i tij nga e majta Sergio Massa.

Milei u zgjodh falë premtimeve të tij bombastike elektorale. Teksa gati gjysma e popullsisë së Argjentinës dhe inflacioni ka arritur majat në 143%, argjentinasit duket se e shohin ekonomistin radikal si shpresën e tyre të vetme.

Ndër të tjera, Milei ka në program nxjerrjen nga qarkullimi të monedhës kombëtare Pezos, një monedhë sipas tij e dobët, të cilën e sheh si shkaktare të problemeve të vazhdueshme dhe të thella ekonomike me të cilat përballet vendi. Ai ka në plan të vendosë dollarin amerikan si monedhë kombëtare. Planifikon po ashtu heqjen e abortit të legalizuar 3 vite më parë, lejimin e popullsisë të mbajë armë dhe shitjen e organeve njerëzore.

Ai konsiderohet si ‘Donald Trumpi’ argjentinas dhe zgjedhjen e tij e ka përshëndetur edhe vetë ish-presidenti amerikan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article